Ançeloti të mërkurën prezantohet te Evertoni

Strategu italian, Karlo Ançeloti ka pranuar ofertën e Evertonit, duke u rikthyer kështu sërish në Premierligën angleze. Ai pritet të nënshkruajë kontratë me “karamelat”, ndërsa emërimi i tij zyrtarë pritet të ndodhë të mërkurën.

Lajmin e bënë të ditur “Sky Sports”, i cili më pas u përcollë edhe nga mediat tjera angleze, por edhe më gjërë, përfshirë këtu edhe “infOSport.mk”.

Ndërkohë sipas “Gazzetta dello Sport”, Evertoni i ka ofruar kontratë deri në vitin 2022 Karlo Ançelotit, i cili ditë më parë u shkarkua nga posti i trajnerit te Napoli, pavarësisht se me këtë skuadër arriti që të kualifikohet për ndeshjet e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve Europian.

Në anën tjetër Evertoni pa trajner është që nga 5 dhjetori, kur drejtuesit e skuadrës vendosën të shkarkojnë Marko Silvan pas asaj disfatë 5:2 nga Liverpulli. Kësisoj skuadrën përkohësisht e drejtoi Dankan Ferguson, nën drejtimin e të cilit Evertoni morri një fitore 3:1 ndaj Çelzit dhe një barazim 1:1 ndaj Mançester Junajtedit.

Leave a Reply