“Fanatics” me mesazh mbresëlënës për Kosovën, duartrokiten edhe nga tifozët e Partizanit

“Tërbimi i tokës gjakun na zgjoi, lot për kë iku mes nesh më s’qëndroi. Po dhimbja e fortë na dha pakëz liri, sërish e tregoi Kosovën- Shqipni”, –  ky ishte mbishkrimi i banderolës që hapën sonte gjatë takimit kundër Partizanit tifozët e Tiranës, “Fanatics”, të cilët në fund iu gëzuana fitores 2:1 të skuadrës së tyre, me një gol të çmendur në minutën e 91-të nga ana e Kobina.

BANDEROLA E TIFOZËVE TË TIRANËS QË U DUARTROKIT EDHE NGA TIFOZËT E PARTIZANIT “Tërbimi i tokës gjakun na zgjoi, lot për…

Публикувахте от infosport.mk в Петък, 13 декември 2019 г.

Banderola e shfaqur nga ana e tyre gjatë pjesës së dytë kishte të bëjë me sensibilizimin me tërmetin e 26 nëtorit që  la pasoja të mëdha për Shqipërinë, por që tregon edhe një herë se Kosova dhe Shqipëria janë një.

E natyrisht pavarësisht rivalitetit në shkallët e stadiumit, sapo kjo banderolë gjigante u shpalos nga tifozët e Tiranës, ata të Partizanit e duartrokitën, duke dëshmuar dhe një herë se derbi i soëtm i kryeqendrës shqiptare u zhvillua në një “Fair-Play” të vërtetë,  jo vetëm në fushën e blertë, por edhe në shkallët e stadiumit, ndryshe nga ai i 29 shtatorit, kur në “Selman Stërmasi” pati përleshje mes të dyja tifozërive. Rikujtojmë në atë ndeshje fitues kishte dalë Partizani me rezultatin 2:1.

Leave a Reply