Ndeshja derbi e javës së 15-të në Superligën shqiptare midis Partizanit dhe Tiranës u mbyll me fitoren e këtyre të fundit me rezultatin 1:2, njofton “infOSport.mk”.
Kjo ndeshje morri shumë hapësira në mediat shqiptare, pasi e njëjta për herë të parë u zhvillua në stadiumin e ri “Air Albania”, e ku të pranishmit patën mundësinë të kënaqen me gjithçka që servoi ky derbi.
Duke nisur që nga organizimi në start, loja e treguar në fushë nga ana e aktorëve, por edhe ajo që treguan në tribuna tifozëritë e të dyja skuadrave, që në disa raste merrnin vëmendjen e të gjithëve, me banderolat e tyre, e që kishin të bëjnë me senzibilizimin e tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri, që morri dhjetra jetë njerëzish.
Tifozët e Partizanit me mesazh prekës për viktimat e tërmetit në Shqipëri“Muret do ngrihen sërish, engjëjt do kujtohen përgjithmonë”.😢😢😢
Публикувахте от infosport.mk в Петък, 13 декември 2019 г.
Sa i përket rrjedhës së lojës, ajo që në start u tregua e hapur dhe e pasur me gola, pasi brenda 11 minutave lojë tifozët e pranishëm në stadium patën mundësinë të shohin dy gola, nga një në secilën anë.
Të parët që avansuan në këtë super takim, ishin futbollistët “bardheblu” të Tiranës, që shënuan me anë të Idriz Bathës.
Ky gol solli shumë gëzim në mesin e tifozëve të Tiranës, që ndodheshin pas portës së Alban Hoxhës, i cili nuk mundi të bëjë asgjë pas goditjes me kokë të ish bashkëlojtarit të tij të mëhershëm.
Mirëpo ky gëzim i tifozëve “bardheblu” zgjati shumë pak, pasi në anën tjetër Partizani me anë të Jurgen Bardhit barazoi shifrat në 1:1.
Festë e çmendur, kësaj rradhe në anën tjetër të stadiumit, aty ku ndodheshin “Guerrilsat”, të cilët gjatë gjithë ndeshjes u treguan korrekt dhe të pandalshëm, njëjtë sikurse edhe grupi i tifozëve “Fanatics” në anën tjetër, pamje këto që në disa çaste na bënin të mendojmë se po ndjekim një derbi të madh europian, kjo për më tepër falë imazhit të bukur që jepte edhe stadiumi dhe fusha në “Air Albania”, që në fund rezultoi me fat për Tiranën, skuadër kjo që në minutën e parë shtesë me anë të Kobina erdhi deri tek fitorja, transmeton “infOSport.mk”.
Në këtë mënyrë Tirana theu mallkimin 5-vjeçar në ndeshjet ndaj Partizanit, që megjithatë vazhdonë të kryesojë renditjen në Superligën shqiptare me 25 pikë, 3 më shumë se Tirana, që tashmë ndodhet në pozitën e 5-të.
BANDEROLA E TIFOZËVE TË TIRANËS QË U DUARTROKIT EDHE NGA TIFOZËT E PARTIZANIT “Tërbimi i tokës gjakun na zgjoi, lot për…
Публикувахте от infosport.mk в Петък, 13 декември 2019 г.