Kapiteni i Renovës, Argjent Gafuri, gjatë ditës së sotme i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, e cila në fund rezultoi me sukses, njofton “infOSport.mk”.
Gafuri një kohë më të gjatë ankohej në lëndim, ndërsa me të përfunduar stinori vjeshtorë ai vendosi që të ju jep fund dhimbjeve që ndjenjte në pjesën e poshtme të barkut.
Ai sot në Shkup iu nënshtrua një operimi të hernies inguinale, që tashmë dy muaj nuk e lejonte të jepte më të mirën me ekipin e tij.
Pasi gjithçka shkoi sipas planit, Gafuri pritet të jetë i gatshëm për startin e stërvitjeve në prag të sezonit pranveror, të cilat trajneri Bujar Islami i ka caktuar për me datë 6 janar.
Gafuri gjatë stinorit vjeshtorë, ishte një ndër futbollistët më standard te Renova, duke regjistruar 17 paraqitje dhe 2 gola të shënuar.