Një ndër ndeshjet më interesante të mbrëmjes së sotme, pa dyshim se është ajo midis Interit dhe Barcelonës, që do të zhvillohet në “Xhuzepe Meaca”. Pikët për “neroaxurrët” janë më se të domosdoshme, ndërsa në një situatë krejt ndryshe ndodhet Barcelona, njofton “infOSport.mk”.
Kësisoj trajneri i tyre, Ernesto Valverde, ka vendosur që të pushojë Lionel Messin, ndërsa Luis Suarez ka mbetur në bankinë. I vetmi nga treshja e parë sulmuese që ndodhet në teren është Antuan Grizman, të cilit shoqëri në sulm do ti bëjë i riu, Karles Perez.
Mesfusha përbëhet nga Vidal, Rakitiç dhe Alena, ndërsa në mbrojtje trajneri ‘katala’ ka vendosur plotë 5 lojtarë, që do mundohen që portieri rezervë, Neto sonte të mos pranojë gol.
Në anën tjetër Antonio Konte është vendosur për 11-shen më të mirë që ka për momentin, me dyshen super sulmuese, Lautaro Martinez dhe Romelo Lukaku, ndërsa për shkak lëndimeve jashtë kombinimit kanë mbetur Barella, Galjardini, Sensi dhe Sançez.
Ndeshja Inter-Barcelona, starton në ora 21:00.