Arbër Zeneli është jashtë fushave që nga 7 qershori, kur u lëndua në ndeshjen kualifikuese kundër Malit të Zi në Podgoricë.
Ylli i skuadrës franceze të Reims është duke u rikuperuar dhe shumë shpejtë do të filloj të stërvitet me skuadrën e tij.
Babai i tij, Avni Zeneli e ka konfirmuar për mediumin “Indeksonline” se 24 vjeçari është përmirësuar shumë që nga lëndimi dhe gjatë muajit janar do të filloj stërvitjet.
“Arbëri është shumë më mirë, ka avancuar shumë që pas lëndimit. Sipas informatave besoj që në janar do të filloj stërvitjet me skuadrën e tij“, – ka thënë babai i Arbërit.
Zeneli aktualisht është golashënuesi i dytë më i mirë i përfaqësueses së Kosovës pas Vedat Muriqit.
Ai ishte vendimtar në ndeshjet e “Dardanëve” në Ligën e Kombeve dhe është futbollisti i vetëm që ka shënuar “hat-trik” për Kosovën.
Arbëri pritet të jetë 100% në ndeshjet e “Play-offit” të Ligës së Kombeve, kur Kosova fillimisht me 26 mars do të përballet me Maqedoninë e Veriut në Shkup, ndërsa në rast fitoreje, sërish në rolin e mysafirit me 30 mars do të luante ndaj fituesit nga përballja, Bjellorusi – Gjeorgji.