Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka caktuar miqësoren e parë për vitin 2020. Siç informojnë nga Federata e Futbollit kosovar, skuadra “dardane” me 12 janar në Doha të Katarit do të zhvillojë një miqësore luksi ndaj kombëtares së Suedisë, njofton “infOSport.mk”.
Do të jetë kjo ndeshja e parë për ekipin e seleksionuesit Bernard Çallandes, pas përfundimit të ciklit eliminatorë për Euro 2020, kur në grupin “A” u rendit si e treta pas dy kombëtareve gjigande të Anglisë dhe Republikës Çeke.
Njëherit miqësorja e 12 janarit përfaqësueses së Kosovës do ti shërbejë si parapërgatitje për ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kombeve kundër Maqedonisë së Veriut, që në program është me datë 26 mars të vitit që vjen.
Ndërkohë lidhur me takimin kundër Suedisë, nga Federata kosovare e futbollit kanë paralajmëruar një konferencë për media për ditën e nesërme (e martë, 10.12.2019), në të cilën do të shpalosin detajet.