Strategu shkupjan, Adrian Nuhiu ka folur për të ardhmen e tij te Drita, por edhe përforcimet e mundshme të skuadrës gjilanase gjatë merkatos sës janarit. Në një prononcim për “zëri.info”, Nuhiu konfirmoi se do të vazhdojë si trajner te Drita.
“Vazhdojmë punën me Dritën. Jemi në gjysmë të rrugës. Grupin e kemi të mirë. Merkatoja e dimrit është e varfër, por do të tentojmë të bëjmë dy apo tri blerje në pozitat ku mendojmë se kemi çaluar”, – ka thënë Ardian Nuhiu për Zëri.info.
Ndryshe, Drita e Gjilanit stinorin vjeshtorë e mbylli në pozitën e tretë me 31 pikë, 3 pikë më pak se lideri Ballkani.