Ezgjan Alioski ka shënuar golin e parë në fitoren 2:0 të Lids Junajtedit në udhëtim te Hadersfilld, duke e ndihmuar skuadrën e tij që të rikthehet sërish në krye të tabelës së klasifikimit, njofton “infOSport.mk”.
Pas pjesës së parë pa gola, Alioski vetëm pas 5 minutave lojë në pjesën e dytë arriti që të shënojë golin e epërsisë për Lids Junajted, duke paralajmëruar në këtë mënyrë fitoren e 13-të sezonale të skuadrës së tij.
Derby Goal pour Alioski qui donne l'avantage à Leeds sur une superbe reprise !pic.twitter.com/piUaZxQ6qr
— FR – EFL Championship (@freflchamp) December 7, 2019
Golin tjetër për Lids Junajted në këtë ndeshje e realizoi spanjolli, Pablo Hernandez në minutën e 80-të.
Për Alioskin ishte ky goli i katërt sezonal, dhe i pari pas rikthimit të tij në fushat e blerta nga ai lëndimi që e la jashtë fushave të futbollit për rreth një muaj. Ai në fushat e blerta u rikthye vetëm javën e fundit të muajit nëntor, kur në lojë inkuadrohej në minutat e fundit të takimit.
Ndeshja e sotme kundër Hadersfilld ishte e para që Alioski e zhvilloi të plotë, duke paralajmëruar në këtë mënyrë rikthimin e formës së vjetër, për të cilën Lids Junajted ka nevojë shumë sidomos gjatë muajit dhjetor, kur do të duhet të zhvillojë plotë 6 ndeshje, përfshirë këtu edhe atë të natës së parë të vitit të ri, Uest Bromuiç Albion, një tjetër pretendent për inkuadrim në Premierligë.