“Në një të ardhme të afërt, kontrata me Bernard Berishën do të zgjatet. Kemi rënë dakord të nënshkruajmë një marrëveshje të re për tre vite”, shprehej një ditë më parë drejtori i përgjithshëm i Akhmat Grozny, Akhmed Aydamirov, mirëpo nuk kanë kaluar as 21 orë të plota dhe futbollisti kosovar ka firmosur kontratën e paralajmëruar.
Një gjë të tillë ka bërë të ditur vetë Bernard Berisha përmes profilit të tij zyrtarë në “facebook”, ku shihet edhe në shoqërinë e menaxherit të tij nga Dibra, Shkumbin Qormemeti.
Berisha skuadrës së Akhmat Groznit iu bashkua marsin e vitit 2017-të, ndërsa me kontratën e re, ai pjesë e skuadrës çeçene do të mbetet deri në vitin 2020.