Skautë të skuadrave të njohura europiane në tribuna përcollën Muriqin ndaj Gençlerbirligit

Vedat Muriqi shumë shpejt pritet të ndryshojë skuadër. Fenerbahçe do detyrohet ta shesë Muriqin, i cili në ndeshjen e sotme ndaj Gençlerbirligi shënoi dy gola në fitoren 5:2 që arriti gjiganti turk.

Në stadiumin “Shukru Saraçogllu” prezent ishin skaut të tre skuadrave të njohura europiane, Leçester Siti, Monako dhe Ajntrhat Frankfurt, që kishin ardhur për të ndjekur për së afërmi yllin kosovar.

Muriqi e bëri detyrën e tij dhe tashmë mbetet të shihet kush do guxojë të nisë bisedimet me drejtuesit e Fenerbahçes, që me siguri se do të kërkojnë të përfitojnë sa më shumë financiarisht.

Sulmuesi shqiptarë sezonin e kaluar shkëlqeu me fanellën e Rizespor, duke shënuar 17 gola, ndërsa e gjithë kjo bindi drejtuesit e Fenerbahçes për të blerë atë gjatë merkatos së verës, dhe si duket nuk gabuan fare, pasi Muriqi nuk po i ndahet golit edhe te skuadra e tij e re.

25-vjeçari Muriqi në  14 ndeshje këtë edicion me Fenerbahçen ka shënuar 10 gola, 9 prej të cilëve në 13 ndeshje kampionale dhe 1 në kuadër të Kupës.

 

Leave a Reply