Ersin Fetahi ndërpret bashkëpunimin me Flamurtarin e Prishtinës

Ersin Fetahi ka ndërprerë bashkëpunimin me Flamurtarin e Prishtinës, skuadër kjo që garon në Superligën e Kosovës, njofton “infOSport.mk”.

Lajmin për “infOSport.mk” e konfirmoi vetë futbollisti tetovar, i cili me fanellën e skuadrës nga kryeqendra kosovare numëron 8 paraqitje.

“Për arsye personale vendosa për shkëputjen e kontratës me ekipin e Flamurtarit, te e cila skuadër kalova çaste të mira. Falenderoj drejtuesit e klubit për mirëkuptimin që patën ndaj kërkesës sime dhe për korrektësinë maksimale ndaj meje. Ju uroj shumë suksese në ndeshjet në vazhdim gjithë bashkëlojtarëve të mi, me të cilët kemi kaluar një periudhë të paharueshme” – u shpreh Fetahi.

Ai Flamurtarit të Prishtinës iu bashkua në muajin gusht të këtij viti nga rradhët e Renovës, ndërsa rikujtojmë se një pjesë më të gjatë mbronte gjyrat e Shkëndijës, mirëpo që vazhdimisht huazohej nëpër skuadra tjera.

Ai gjatë karrierës së tij gjithashtu ka veshur edhe fanellën e Makedonija GJ.P, Vëllazërimit dhe Gostivarit.

Leave a Reply