Shkëndija nuk shfrytëzon terenin vendas ndaj Rabotniçkit (VIDEO)

Shkëndija nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1:1 në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës ndaj Rabotniçkit, ndeshje kjo që u zhvillua në Tetovë, njofton “infOSport.mk”.

Të besuarit e trajnerit Ernest Gjoka në këtë mënyrë nuk arritën të shfrytëzojnë terenin vendas, edhe pse sjellja e futbollistëve të tij në fushë më shumë të jepte të mendosh se që tani ishin me mendje te ndeshja e fundjavës kundër Vardarit në Shkup.

Ndryshe fillimi doli të jetë i mbarë për Shkëndijën, skuadër kjo që avansoi vetëm pas 8 minutave lojë me anë të Stenio Zhunior.

Shkëndija avanson ndaj Rabotniçkit

Shkëndija avanson ndaj RabotniçkitNdeshja e parë çerekfinaleSHKËNDIJA – RABOTNIÇKI 1:0(S. Zhunior 8')

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 4 декември 2019 г.

Totre harkoi nga gjuajtja e lirë në shtyllën e dytë deri te Marjan Radeski, i cili riktheu topin brenda zonës deri te Stenio Zhunior, i cili vazhdoi formën e mirë në të cilën ndodhet.

Edhe pas këtij goli futbollistët “kuqezi” vazhduan dominimin në fushë, megjithatë një gabim trashanik i portierit Kostadin Zahov në minutën e 33-të i mundësoi futbollistit mysafir Stojkov që të barazojë rezultatin në 1:1.

Gabim trashanik i portierit Zahov, Rabotniçki barazon ndaj Shkëndijës

Gabim trashanik i portierit Zahov, Rabotniçki barazon ndaj ShkëndijësNdeshja e parë çerekfinale e KupësSHKËNDIJA – RABOTNIÇKI 1:1(D. Stojkov 33')

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 4 декември 2019 г.

Ky rezultat doli të jetë edhe përfundimtarë në takimin e sotëm, ashtu që Shkëndija kalimin për në gjysmëfinale do ta kërkojë në ndeshjen e kthimit në Shkup, që në program është me datë 4 mars të vitit të ardhshëm.

Leave a Reply