Për të 6-tën herë në histori, Lionel Messi ka fituar “Topin e Artë”, duke u shpallur si futbollisti më i mirë për vitin 2019-të. Në anketën e “France Football”, ylli argjentinas doli fitues përballë Virxhil van Dajk të Liverpullit.
Messi këtë çmim e kishte fituar edhe gjatë viteve 2009, 2010, 2011, 2012 dhe 2015. Rivali më i madh i Leo Messit në 10 vitet e fundit, Kristiano Ronaldo mbeti i treti në këtë garë.
Portugezi nuk morri pjesë në mbrëmjen e zhvilluar sonte në Paris, duke preferuar që të jetë pjesë e ndarjes së çmimeve në Itali.
ZYRTARE 🏆 Leo Messi, fiton Topin e Artë për vitin 2019#BalondeOro
Публикувахте от infosport.mk в Понеделник, 2 декември 2019 г.