Pas 8 ndeshjeve pa fitore në Bundesligë, Verder Bremeni më në fund ka arritur të fitojë, edhe atë falë yllit kosovar, Milot Rashica, njofton “infOSport.mk”.
Talenti nga Vushtrria realizoi dy gola në fitoren 3:2 si mysafir ndaj Volfsburgut, duke e ndihmuar skuadrën e tij që ti ik zonës së ftohtë.
Verder Bremeni në tre raste ndodhej në avantazh, teksa golin e tretë e shënuar 7 minuta para fundit të takimit.
Golin e parë Rashica e realizoi në minutën e 13-të nga pika e bardhë, ndërsa në minutën e 83-të shënoi edhe golin e dytë dhe të tretin për Verder Bremenin, duke i siguruar në këtë mënyrë fitoren e tretë sezonale skuadrës së tij. Golin tjetër për skuadrën nga Bremeni në këtë udhëtim e realizoi Leonardo Bitenkurt.
Në anën tjetër autorë të golave për Volfsburgun ishin Vaut Veghorst (36’) dhe Uilliam (73’), ndërsa vlen të theksohet se në minutën e 61-të vendasit shënuan edhe një gol tjetër në rrjetën e Xhefri Bruma, mirëpo pasi VAR sinjalizoi pozitë jashtë loje, i njëjti u anulua.
Falë “dopietës” së sotme Rashica arriti në kuotën e 6 golave të shënuar këtë edicion, pasi paraprakisht kishte shënuar edhe përballë skuadrave, si: Borusia Dortmund, Ajntraht Frankfurt, Bajer Leverkusen dhe Frajburg.
😉 Inside VAR – the newest TV series.#WOBSVW pic.twitter.com/YMVEVvP0OH
— DW Sports (@dw_sports) December 1, 2019