Shkëndija ‘turpëron’ Shkupin, Vardari në avantazh ndaj Ak. Pandev

Shkëndija gjatë 45 minutave të para avanson me rezultatin 3:0 ndaj FC Shkupit, skuadër kjo që nuk po mund të gjejë kundërpërgjigje për futbollistët e disponuar “kuqezi”, njofton “infOSport.mk”. Dy gola për Besart Ibraimin, i cili tashmë edhe zyrtarisht me 167 gola është golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit vendor, ndërsa një gol tjetër realizoi Stenio Zhunior.

Daniel Avramovski po kalon momente shumë të mira te Vardari. Numri 10-të i “kuqezinjëve” nga Shkupi shënoi golin e vetëm gjatë 45 minutave të para në derbin e javës së 17-të kundër Akademia Pandev në Strumicë.

Boreci falë golit të kroatit, Nikola Prelçec, pjesën e parë e mbylli me epërsi minimale 1:0, ndërsa me po të njëjtin rezultat në pushim shkoi edhe Rabotniçki ndaj Sileksit.

LPFMV – Java XVII

Shkëndija 3:0 FC Shkupi
Boreci 1:0 Renova
Ak.Pandev 0:1 Vardari
Rabotniçki 1:0 Sileksi

Leave a Reply