E shtuna dhe e diela do të sjellin ndeshjet e xhiros së 17-të në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Këtë xhiro e hap takimi që do të luhet të shtunën në Shkup, me Makedonija Gjorçe Petrovin që pret Struga Trim Lumin. Këta të fundit në këtë transfertë vijnë pas triumfit ndaj kampionëve në fuqi në mesjavë dhe gjithashtu edhe ndaj ekipit shkupjan pretendojnë të marrin edhe tri pikë të reja. Makedonija Gjorçe Petrovi në xhiron e fundit barazoi me rezultat 1:1 në takimin me Renovën, ndërsa me trajnerin e ri dëshirojnë të rikthehen në rrugën e rezultateve të mira.
Ndërkohë të dielën në Tetovë, luhet përballja mes dy ekipeve shqiptare Shkëndija-Shkupi. Bardheblutë nga Çairi pas suksesit në Çair përballë Akademia Pandevit, udhëtojnë drejt Tetovës me ambicie triumfi kundër një Shkëndije që nuk po arrin të gjejë qetësinë në këtë gjysmësezon edhe pse kualiteti saj nuk ka fjal për diskutim. Me ardhjen e Ernest Gjokës, tetovarët po tentojnë të rikthehen aty ku e kanë vendin për të luftuar për titullin e kampionit, por nuk po arrijnë që të vazhdojnë një seri të mirë të rezultateve dhe për fat të keq nuk po arrijnë që të shfrytëzojnë gabimet e kundërshtarëve.
Përballje interesante pritet të luhet edhe në Strumicë, me Akademia Pandevin që pret Vardarin, ndërsa në dy ndeshjet tjera, Boreci përballet me Renovën dhe Rabotniçki gostit Sileksin.
⚽️Fundjava sjell në Tetovë përballjen ndërmjet dy ekipeve shqiptare 🇦🇱, Shkëndija dhe Shkupi 🙌Mjetet e tubuara nga biletat e këtij takimi do të dhurohen për familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri 🇦🇱
Публикувахте от Sportmania в Петък, 29 ноември 2019 г.
Të gjitha takimet e xhiros së 17-të zhvillohen në termin të zakont, duke nisur nga ora 13:00.