Arsenali ka shkarkuar trajnerin Unaj Emeri, njofton sajti zyrtarë i klubit nga Londra. Një gjë e tillë nuhatej që më herët, ndërsa kulminacioni ndodhi mbrëmë, kur “topçinjtë” u mundën nga Ajntrahti në shtëpi në kuadër të Liga Europa.
Emeri ndodhej në një presion të madh javëve të fundit për shkak rezultateve do të dobëta që po i arrinte me Arsenalin në kampionatin anglez, aty ku pas 13 javëve ndodhet në pozitën e 8-të.
Arsenali ka regjistruar 4 fitore, 6 barazime dhe 3 disfata, ndërsa fitoren e fundit e kishte arritur me 6 tetor kundër Burnmaut.
“Ne e falenderojmë sinqerisht Unaj Emerin dhe kolegët e tij që kanë qenë të pandalshëm në përpjekjet e tyre për të rikthyer klubin në nivelin që të gjithë ne e presim dhe e kërkojmë vazhdimisht. Emerit dhe ekipit të tij ju urojmë shumë suksese në të ardhmen” – është shprehur Xhosh Kronke, përfaqësues i pronarëve të klubit londinez.
Përkohësisht timonin e “topçinjëve” do ta marrë Fredi Ljunberg, i cili deri më tani luante rolin e asistentit të parë të Unaj Emeri.