Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut dhe ajo e Kosovës me 26 mars në Shkup do të përballen në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve. Të dyja këto përfaqësuese nuk ia dolën që përmes fazës së grupeve eliminatore për “Euro 2020” të siguronin vendin e dytë, ashtu që tashmë rastin e tyre do ta kërkojnë përmes kompeticionit më të ri të UEFA-s, Ligës së Kombeve.
Të shtunën në Rumani, duke nisur prej orës 18:00 do të hidhet shorti për fazën finale të EURO 2020, mirëpo për të arritur aty, Maqedonia e Veriut apo Kosova, fillimisht duhet të kalojnë njëra tjetrën, dhe më pas edhe fituesin nga përballja,
Gjeorgji-Bjellorusi.
Maqedonia e Veriut, apo Kosova mund të jenë pjesë e grupeve C dhe F, ashtu që përballë mund të kenë kombëtare si Ukraina, Gjermania apo edhe Holanda.
Shorti për grupet përkatëse: |
GRUPI A (Ndeshjet në Romë dhe Baku) |
ItaliFrancë/Poloni/Zvicër/KroaciPortugali/Turqi/Austri/Suedi/Republika ÇekeFinlandë/Uells |
GRUPI B (Ndeshjet në Shën Petersburg dhe Kopenhagë) |
Belgjikë,Rusi,Danimarkë,Finlandë/Uells |
GRUPI C (Ndeshjet në Amsterdam dhe Bukuresht) |
Ukrainë, Holandë, Portugali/Turqi/Austri/Suedi/Republika Çeke |
Fituesi i play-off Liga A (vetëm nëse është Rumania) ose fituesi i Liga D (Gjeorgji/Maqedoni e Veriut/Kosovë/Bjellorusi). |
Nëse Rumania fiton Ligën A, shkon automatikisht në këtë grup, përndryshe këtu përfundon direkt fituesi i Ligës D ku është Kosova dhe skuadra e Ligës A përfundon në Grupin F. |
GRUPI D (Ndeshjet në Londër dhe Gllazgou) |
AngliFrancë/Poloni/Zvicër/Kroaci |
Portugali/Turqi/Austri/Suedi/Republika Çeke |
Fituesi i play-off Liga C (Skoci/Norvegji/Serbi/Izrael) |
GRUPI E (Ndeshjet në Bilbao dhe Dublin) |
SpanjëFrancë/Poloni/Zvicër/KroaciPortugali/Turqi/Austri/Suedi/Republika Çeke |
Fituesi i play-off Liga B (Bosnjë Herzegovinë/Sllovaki/Irlandë/Irlandë e Veriut) |
GRUPI F (Ndeshjet në Mynih dhe Budapest) |
GjermaniFrancë/Poloni/Zvicër/KroaciPortugali/Turqi/Austri/Suedi/Republika Çeke |
Fituesi i play-off Liga A (Islandë/Bullgari/Hungari/Rumani) ose Liga D (Gjeorgji/Maqedoni e Veriut/Kosovë/Bjellorusi). |