Shkupi “djegu” si zjarr Novacin gjatë 45 minutave të para

Shkupi i ka treguar Novacit se ku e ka vendin, edhe atë vetëm pas 45 minutave të para. Të përzgjedhurit e trajnerit Ardian Nuhiu në këto momente në stadiumin e qytetit në Shtip po zhvillojnë ndeshjen e balotazhit kundër skuadrës së tretë në Ligën e Dytë Futbollistike të Maqedonisë, Novacit, ndaj të cilëve po avansojnë me rezultatin 3:0.

Lojë e përkryer nga ana e “bardhekaltërve” nga Çairi, të cilët e panë veten në avantazh vetëm pas 11 minutave lojë, kur Ermedin Adem shënoi golin e parë në rrjetën e skuadrës nga Manastiri.

Nuk vonoi shumë dhe mesfushori Muarem Bajrami realizoi edhe golin e dytë për Shkupin, ndërsa sulmuesi Emanuel Mbella doli në skenë në minutën e 31-të, duke shënuar edhe golin e tretë që u tregua edhe si i fundit gjatë 45 minutave të para. Shkupi – Novaci 3:0, rezultat ky që me shumë gjasa do i sigurojë mbijetesën Shkupit, që duhet zhvilluar në këtë tempo edhe 45 minutat e dyta, por edhe ndeshjen e dytë ndaj të njëjtit kundërshtarë me datë 07 qershor në Shtip.

 

Leave a Reply