Portierët rrallë herë shënojnë gola, mirëpo kur bëjnë një gjë të tillë ata çojnë peshë tifozët e tyre. I tillë ishte rasti edhe me portierin e Guadalahara Çivas, Antonio Rodrigez, i cili shënoi një gol të jashtëzakonshëm në ndeshjen e javës së 18-të kundër fenerxhiut, Verakruz.
Vendasit e Çivas po udhëhiqnin 2:1 dhe miqtë kishin vetëm pak sekonda në dispozicion për të tentuar barazimin, me ç’rast në zonën kundërshtare vendosi të dalë edhe portieri i tyre, Hurado Roka.
¡¿TE LO PERDISTE?! ⚽️ ¡ASÍ FUE EL GOLAZO DE NUESTRO PORTERO @TONORODRIGUEZ1! 🔥 pic.twitter.com/OxUS1xgVbj
— CHIVAS (@Chivas) November 24, 2019
Megjithatë ky vendim i tij doli të jetë fatal, pasi Rodrigez vetëm sa morri topin në duart e tij lëshoi një goditje të fuqishme dhe të saktë nga porta në portë, duke shënuar edhe golin e tretë në rrjetën e mysafirëve dhe njëherit duke vendosur rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Guadalahara Çivas 3, Verakruz 1.
Emocion i madh për portierin 27-vjeçar, festë e çmendur në shkallët e stadiumit “Omnilife”, teksa të gjithë lojtarët vrapojnë për ta përgëzuar Rodrigez për këtë realizim unik që do e mbajë mend gjatë kohë.