Naser Aliji gjen golin e parë në Hungari, ja kujt i’a dedikoi (VIDEO)

Futbollisti kumanovar, Naser Aliji, ka gjetur golin e tij të parë në futbollin elitarë të Hungarisë, teksa këtë fundjavë ndihmoi skuadrën e tij, Honved  Budapest të mund ekipin e Paks me rezultatin 2:1, njofton “infOSport.mk”.

Aliji edhe përkundër momenteve shumë të vështira, si në jetë, ashtu edhe në karrierë, ka treguar se di të rikthehet i fortë pavarësisht gjithçkaje. Ai të shtunën në ndeshjen e vlefshme të javës së 13-të madje rezultoi deçiziv në fitoren e skuadrës së tij, duke shënuar golin e fitores në minutën e 83-të.

Ky gol padyshim se ka shumë vlera për të dhe i jep më shumë motivim dhe besim për të ardhmen ku natyrisht pret që të largohet për një kampionat edhe më të fortë dhe të rikthehet në Kombëtaren shqiptare si protagonist.

“Më në fund erdhi dita që unë të shënoj golin e parë për Honved Budapestin. Një ditë e mbushur me emocione sepse dua t’ia dedikoj këtë gol të gjithëve, sidomos familjes time, bashkëshortes dhe shokëve më të mirë që më kanë mbështetur në ditë në mira por edhe në momentet më të vështira të jetës së sime. I fundit por jo nga rëndësia dhe më i rëndësishmi, është babai im. Do të të dua gjithmonë”, – kishte shkruar Naser Aliji në profilin e tij.

Leave a Reply