Përfaqësuesja e Maqedonisë nesër në stadiumin e qytetit në Shkup do të zhvillojë ndeshje miqësore kundër kombëtares së Turqisë, njofton “infOSport.mk”.
Është kjo një super ndeshje dhe një rast për seleksionuesin Igor Angellovski për të parë nivelin momental në të cilin ndodhet skuadra.
“Na pret ndeshja kontrolluese me Turqinë, përfaqësuese që posedon shumë ekip të fortë. Pres të kemi paraqitje të mirë në këtë test që do të na jep pasqyrë të qartë për nivelin tonë momental. Besoj se këta lojtarë dhe besoj se do të jemi në nivel në ndeshjen e nesërme për të vazhduar atmosferën pozitive. Pres të ketë sa më shumë tifozë të na përkrahin. Lojtarët që u kyçën më vonë janë ok, nuk kemi problem me lëndime kështu që do të jemi me formacionin më të mirë”, – deklaroi seleskionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë, Igor Angellovski.
Ndeshja me Turqinë do i shërbejë seleksionuesit Angellovski edhe si një parapërgatitje për ndeshjen e rradhës eliminatore kundër Spanjës, që në program është me datë 11 qershor.
Edhe kjo ndeshje do të zhvillohet në “Telekom Arena” në Shkup, rast ky i mirë për gjithë futbolldashësit në vendin tonë që në një periudhë të shkurtë kohore të shohin nga afër shumë yje të futbollit europian.