Skuadra kampione në fuqi e Futsal Shkupit ka dalë fitues në derbin lokal në elitën e futsalit vendor, pasi sonte në palestrën “Enver Idrizi” në rolin e mysafirit mundi Juventus Seravën me rezultatin 4:1, njofton “infOSport.mk”.
Ndeshja rezultoi të jetë e fortë, me Futsal Shkupin që theu akullin dhe avansoi me golin e Bejtulla Jakupit. Rezultatin e dyfishoi Erkan Seferi me golin e realizuar nga penaltia, me të cilin gol u mbyll edhe pjesa e parë (2:0).
Pjesa e dytë nisi më mirë për Juventus Seravën, që ngushtoi epërsinë me anë të Xhelal Mjakut, mirëpo shumë shpejtë erdhi kundërpërgjigja nga ana e ish lojtarit të Juventus Seravës, Erkan Shabani, që realizoi edhe golin e tretë në rrjetën e “bardhezinjëve” nga Serava.
Në momentet kur vendasit e Juventus Serava kërkonin golin e dytë në rrjetën kundërshtare, portieri i Futsal Shkupit shënoi nga goli në gol, duke vendosur njëherit edhe rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Juventus Serava 1, Futsal Shkupi 4.
Me këtë fitore skuadra kampione në fuqi e Futsal Shkupit vazhdon të kryesojë renditjen, ndërsa ngec tashmë Juventus Serava, që pësoi edhe disfatën e dytë rradhazi, pas asaj javën e shkuar ndaj Zhelezarecit.
Liga e Pare e Futsalit, java 7 JUVENTUS SERAVA – FUTSAL SHKUPI 1:4Derbi lokal midis dy skuadrave shqiptare nga…
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 24 ноември 2019 г.