Alban Meha mbetet një mjeshtër i goditjeve të dënimit. 33-vjeçari prej kësaj vere po aktivizohet në Gjermani me ekipin e Hessen Kassel, që garon në divizionin e pestë, ndërsa këtë fundjavë arriti që të ndihmojë skuadrën e tij për të mundur Ëaldgirmes me rezultatin 4:1.
Meha shënoi golin e parë për Hessen Kassel në minutën e 21-të nga goditja e lirë, duke barazuar shifrat në 1:1, ndërsa gjatë pjesës së dytë po nga gjuajtja e lirë, Meha goditi shtyllën.
Meha ka shënuar gjatë gjithë karrierës gola fantastikë dhe vazhdon ta bëjë diçka të tillë tashmë edhe me Hessen Kassel, skuadër kjo që mban pozitën e dytë në renditje me 38 pikë, 5 më pak se Eddersheim.
Gjithçka nga goditjet e dënimit, një specialitet i ish-mesfushorit të kombëtares së tij, i cili shkruan këto fjalë në rrjetet sociale: “Forma e përkohshme, klasi i përhershëm!”