Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, foli në lidhje me vizitën surprizë që i bënë Maqedonisë në sfidën kundër Izraelit. Ai së bashku me trajnerin Bernard Challandes dhe një delegacion nga FFK panë kundërshtarët e “Dardanëve” në UEFA Nations League.
Numri një i Federatës thekson se skuadra e tij nuk e ka problem të luajë në Shkup dhe shanset që të kalojnë janë reale. “Ishim në Shkup për të ndjekur ndeshjen Maqedonia e Veriut – Izraeli. Ju e dini se Maqedonia e Veri kundërshtar i yni në gjysmënale të Ligës së Kombeve”.
Ademi pranon se pwrfaqwsuesja e Maqedonisë mund të kalohet, pasi as nuk duhet nënvlerësuar as nuk duhet mbivlerësuar. “Ndeshja nuk ishte me peshë në mënyrë që të kuptojmë fuqinë e Maqedonisë, megjithatë nuk është ekip për tu nënvlerësuar. Besoj se ne kemi ekip më të mbledhur se Maqedonia e Veriut. Ndeshja duhet të luhet në Shkup” ka thënë presidenti i FFK, Agim Ademi.