Fansat e Juventusit ishin përgatitur mbrëmë për festë, mirëpo në fund ata u zhgënjyen.
Në këtë mënyrë ra në ujë edhe shitja e fanellave dhe përfitimi nga shitja e tyre, në të cilat ishte shtypur Kupa e Ligës së Kampionëve Europian, titulli kampion dhe Kupa e Italisë si dhe mbishkrimi “triplet 3”, duke asocuar në fitimin e të tre titujve, mirëpo që në fund mbeti vetëm ëndërr, pasi ishte Reali i Madridit skuadra që në fund iu gëzua titullit kampion, të 12-tin në historinë e Ligës së Kampionëve.