Thuajse çdo vit elitës së futbollit italian i shtohet nga një futbollistë shqiptarë. Nëse verën e kaluar ishte Amir Rrahmani që nga futbolli kroat, më saktësisht nga Dinamo Zagrebi kaloi te Verona, vitin 2020 mund të ndodh që “Serie A” ti bashkëngjitet edhe Ardian Ismajli, që është pjesë e skuadrës tjetër gjigande kroate, Hajdukut.
Ndërkohë janë pikërisht mediat kroate ato që publikojnë lajmin se për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare të Hajdukut të Splitit interesohen dy ekipe të “Serie A”, më konkretisht Bolonja dhe Atalanta.
Klubet në fjalë e kanë ndjekur mbrojtësit në disa ndeshje të skuadrës kroate dhe e kanë vlerësuar potencialin e 23-vjeçarit.
Lidhja me Bolonjan dhe Atalantën nuk është e vështirë për t’u kuptuar që është bërë nëpërmjet Edy Rejas, i cili i ka drejtuar këto ekipe disa vite më parë.
Ardian Ismajli ka kontratë me Hajdukun e Splitit deri në verën e vitit 2022, por nga kërkesat që ka për lojtarin “kuqezi”, vështirë se do të qëndrojë edhe gjatë kohë në kampionatin kroat.