FC Shkupi sot nga ora 17:00 do ta luaj ndeshjen e parë të balotazhit kundër Novacit. Ashtu edhe siç dihet, takimi do të luhet në stadiumin e qytetit në Shtip dhe në po të njejtin stadium tre ditë më vonë do të luhet edhe ndeshja e dytë.
Trajneri i “Bardhebluve”, Ardian Nuhiu para sfidës së sotme shprehet me plot vetëbesim për futbollistët dhe skuadrën që ai drejton.
“Nuk e nënvlerësojmë askënd, rrespektojmë kundërshtarin deri në maksimum. Futbollistët e mi besoj të japin më të mirën nga vetja e tyre. Do të bëjmë maksimumin për ta fituar ndeshjen”, është shprehur trajneri Ardian Nuhiu enkas për Infosport.
Kujtojmë që Shkupi shihet favorit në këto dy përballje të balotazhit ndaj Novacit. /“InfOSport.mk”