Shkëndija shfrytëzon në maksimum pauzën e kampionatit shkaku i ndeshjeve ndërkombëtare të ekipeve përfaqësuese dhe përveç punës në aspektin tekniko-taktik e psiko-fizik, në të njejtën kohë kujdes i veçantë i është kushtuar rikuperimit të lojtarëve të lënduar.
Egzon Bejtualli, Armend Alimi, Marjan Radeski dhe Mevlan Murati ishin nën mbikqyrje të ekipit mjekësorë shkaku i shqetësimeve me lëndime dhe disa ditë para ndeshjes me Renovën gjendja e tyre duket e përmirësuar.
Alimi dhe Murati tashmë janë kthyer të punojnë me grupin, ndërsa ende vrapojnë individualisht Bejtullai dhe Radeski dhe ditëve në vijim do të shihet nëse do të jenë gati për lojë kundër Renovës.
Me grupin janë bashkuar edhe Arbin Zejnullai dhe Omar Imeri që ishin të grumbulluar me Shqipërinë U21, ndërsa Leard Sadriu ende ka angazhime me Kosovën U19.