Angellovski publikon formacionin anti-Izrael, rikthehet komandanti mbrojtës, Musliu

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll sonte do të zhvillojë ndeshjen e saj të fundit në kuadër të ciklit eliminatorë për “Euro 2020”, njofton “infOSport.mk”. Në kuadër të grupit “G”, “verdhekuqtë” do të përballen me Izraelin, me të cilën skuadër për momentin ndajnë pozitën e katërt, që të dyja kombëtaret me nga 11 pikë.

Ndërkohë pak çaste më parë, seleksionuesi Igor Angellovski publikoi emrat e futbollistëve, me të cilët do të orvatet që të merr një rezultat pozitiv, me të cilin do i mbyllte këto kualifikuese.

Në portë është sërish Dimitrievski, ndërsa në mbrojtje rikthehet komandanti Visar Musliu. Duke pasur parasysh dëmtimet e Ezgjan Alioskit dhe Arijan Ademit, në mesfushë figuron vetëm emri i Enis Bardhit nga futbollistët shqiptarë, ndërsa bashkë me të do të reshtohen edhe Nikolov dhe Elmas, ndërsa më të avansuar do të jenë Goran Pandev dhe Kostadinov, që do të jenë një ndihmë për sulmuesin më të avansuar, Vlatko Stojanovski, i cili në debutimin e tij tre ditë më parë arriti që të shënojë golin e vetëm për Maqedoninë e Veriut në transfertën ndaj Austrisë (1:2).

Ndeshja midis Maqedonisë së Veriut dhe Izraelit starton në ora 20:45, ndërsa e njëjta do të drejtohet nga arbitri italian, Valeri.

Среќно, #Македонија 🇲🇰#MKDISR | EURO2020 #НапредМакедонија | #MKD #Football

Публикувахте от Фудбалска Репрезентација на Македонија в Вторник, 19 ноември 2019 г.

Leave a Reply