Përfaqësuesja U19 e Zvicrës e ka mposhtur me rezultat bindës 16:1 atë të Gjibraltarit në kuadër të kualifikimeve për “EURO 2020”, njofton “infOSport.mk”.
Mirëpo ajo që përbënë lajm për neve shqiptarët është se 11 gola mbajnë firmën e dy futbollistëve shqiptarë, Lorent Tolaj dhe Orges Bunjaku.
Tolaj realizoi plotë 8 gola në këtë përballje, ndërkohë Bunjaku 3. Po aq gola realizoi edhe Males, ndërkohë nga një gol shënuan Mambimbi dhe Sohm.
Kjo njëherit ishte fitorja më e thellë në këtë kampanjë kualifikuese të 19 vjeçarëve për Europianin e vitit 2020 që do të mbahet në Irlandën e Veriut.
Kështu Zvicra ka arritur ta kalojë grupin 10 së bashku me Austrinë.