Talentët shqiptarë në futbollin europian po lindin thuajse çdo ditë. I tillë është rasti edhe me Mërgim Ramadanin, i cili po shkëlqen me grupmoshat e reja të skuadrës së njohur franceze të Paris Sen Zhermen.
16-vjeçari i talentuar me origjinë nga Kosova luan si mesfushor ofenziv. Ai gjuan me këmbën e majtë, dhe njihet edhe për teknikën e jashtëzakonshme dhe krosimet e përsosura.
Te Paris Sen Zhermeni, Mërgim Ramadani luan për grupmoshat U-17, ndërsa në ndeshjen e së dielës ai shënoi dy gola në fitoren 3:0 të skuadrës së tij.
Futbollisti në fjalë duke u bazuar në potencialin dhe vizionin e tij në fushën e gjelbër krahasohet me fantazistin spanjoll të Real Madridit, Isco Alkaron.
Sa i përket nivelit ndërkombëtar, Mërgim Ramadani ende nuk ka vendosur se cilën Përfaqësuese ta përfaqësojë, por Shqipëria dhe Kosova shihen si mundësit më të mëdha për talentin 16 vjeçar.