Seleksionuesi i Kombëtares së Anglisë, Garet Sautgejt ka mbetur pa fjalë me atmosferën e krijuar sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”, aty ku skuadra e tij u përballë me Kosovën në ndeshjen e fundit të grupit “A” eliminatorë për Euro 2020.
Sautgejt ka thënë se ata kanë udhëtuar në shumë vende të botës, por askund nuk kanë kaluar si në Kosovë.
‘’Unë mendoj se Kosova na bëri ndeshjen të vështirë, sidomos në pjesën e parë. Ishte e vështirë për ne të luanim në presion. Për 70 minuta na u desht të mbanim presionin. Por me kundërsulme arritëm ta fitonim ndeshjen’’ – u shpreh fillimisht Sautgejt, i cili gjithashtu foli edhe për atmosferën e krijuar në shkallët e stadiumit “Fadil Vokrri”.
‘’Ishte atmosferë e jashtëzakonshme. Kemi udhëtuar nëpër shumë vende, por askund nuk kemi kaluar si këtu. Është vërtetë e mrekullueshme’’, shtoi ai.
Anglia është kombëtarja e parë që ka mundur Kosovën në stadiumin “Fadil Vokrri”.