Periudha 18-muajshe e Memfis Depaj në Premierligë me Manchçester Junajtedin mund të mos ketë qenë e përsosur, mirëpo informacionet e fundit flasin se holandezi mund të rikthehet sërish në “Olld Traford”. Kjo mund të ndodh edhe nga vetë fakti se “Djajtë e Kuq” në kontratën që kanë me francezët e Lion, e kanë lënë të hapur opsionin për ta rikthyer holandezin në shtëpinë e vjetër.
Holandezi Depaj i ishte bashkuar Junajtedit nga PSV-ja në vitin 2015-të, mirëpo ai arriti t’i shënojë vetëm shtatë gola në gjithsej 53 paraqitjet e bëra në të gjitha garat për “Djajtë e kuq”.
Pas këtyre 18 muajve zhgënjyese, ai e vazhdoi karrierën e tij me Lionin, ku u transferua në janar të vitit 2017 për 16 milionë sterlina. Që nga atëherë, 25-vjeçari e ka ringjallur karrierën e tij në “Ligue 1”.
Depaj ka shënuar 7 gola në 10 ndeshjet e zhvilluara këtë sezon, përkundër që skuadra e tij nuk e ka nisur sezonin e ri në formë mbresëlënëse.
Duke folur të martën, trajneri i Kombëtares së Holandës, Ronald Kuman, sugjeroi se do të kishte qenë më mirë për ekipin kombëtar të vendit nëse Depay do të ishte duke luajtur për ndonjë klub më të madh.
Pasi paraqitjet e Depajt bënë që disa klube europiane të interesohen për holandezin, Zhuninjo zbuloi për faqen zyrtare të klubit se Mançester Junajtedi e ka të drejtën ta blejë sulmuesin holandez para çdo skuadre tjetër, nëse Lioni vendos ta shesë atë.