“Dardanët” udhëtojnë për në Çeki

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll gjatë ditës së sotme do të udhëtojë për në Republikën e Çekisë.

“Dardanët” do të zbresin në tokën çeke, një ditë para zhvillimit të ndeshjes kryesore për kualifikim në Euro 2020, që në program është të enjten me fillim në ora 20:45.

Në “Doosan Arena” në Plzen, gjatë ditës së sotme në ora 17:30 në press konferencë do të dalë trajneri Çallandes bashkë edhe me ndonjë prej futbollistëve, ndërsa nga ora 18:00 përfaqësuesja e Kosovës do të zhvillojë stërvitjen zyrtare, e cila do të jetë e hapur në 15 minutat e para.

Më 14 nëntor, Dardanët në “Doosan Arena” do të përballen me rivalin e drejtpërdrejt për kualifikim në Europianin e vitit 2020, Çekinë, derisa tri ditë më pas në stadiumin “Fadil Vokrri” do të jenë nikoqir të Anglisë.

 

Leave a Reply