Golashënuesi më i mirë në historinë e Kombëtares së Spanjës, David Vilja do të përfundojë karrierën e tij. Sulmuesi spanjoll, i cili me datë 3 dhjetor do të mbush 38 vjet, paralajmëroi se në fund të sezonit në Japoni do ti jep lamtumirën futbollit të luajtur.
Vilja aktualisht është pjesë e skuadrës japoneze të Visel Kobe, ku luan bashkë me një emër të madh të futbollit botëror, Andres Iniesta.
Después de 19 años como profesional he tomado la decisión de dejar el fútbol al final de temporada. Gracias a todos los equipos, entrenadores y compañeros que me han permitido disfrutar de esta carrera soñada. Y a mi familia por siempre apoyarme en los momentos difíciles. pic.twitter.com/DpvnM8XUI4
— David Villa (@Guaje7Villa) November 13, 2019
“Do doja të hiqja dorë, para se futbolli të hiqte dorë nga unë” – tha me shumë emocione David Vilja në konferencën për shtyp.
Vilja është i paarritshëm në krye të listës së golashënuesve te kombëtarja spanjolle, pasi numëron plotë 59 gola me fanellën e “iberikëve”.
Plotë 19 sezone në futbollin profesional e shndërruan atë në një ndër futbollistët e paktë që provoi golat e tij në 5 Kontinente (4 me klubet e tij dhe në Afrikë me Spanjën).
David Villa has confirmed he'll retire at the end of the J1 League season 😢
Here's every goal he's scored in 2019 😍 pic.twitter.com/eKtwhnpsND
— Goal (@goal) November 13, 2019
David Vilja karrierën e tij e kishte nisur te Sporting Hihon, që më pas të veshë edhe fanellën e skuadrave si Zaragoza, Valencia, Barcelona dhe Atletiko Madridi. Vilja nuk ndaloi së shënuari edhe me skuadrat si Nju Jork Siti, Melburn Siti dhe Visel Kobe.
Vilja me Spanjën kishte fituar Kampionatin Europian dhe atë Botëror, pastaj tituj me Atletiko Madridin dhe Barcelonën si dhe trofeun e Ligës së Kampionëve.