Tenisti spanjoll, Rafael Nadal e nisi me humbje Mastersin e Londrës dhe në konferencën për shtyp pas ndeshjes ndaj Zverev, ai humbi durimin kur i përmendën faktin që kohët e fundit është martuar.
Pyetja e gazetarit ishte kjo: “Për shumë njerëz, martesa është shpërqendrim i madh. Do të doja të dija nëse përqendrimi yt në tenis ka ndryshuar, edhe pse ke vite që je i lidhur me vajzën që je martuar”.
Nadal u përgjigj i acaruar: “Seriozisht po ma bënë këtë pyetje? Apo e ke shaka? Po habitem nga pyetja jote, pasi jam me të njëjtën femër prej 15 vitesh dhe gjithmonë kam bërë një jetë normale. Nuk ka rëndësi nëse ke një unazë në gisht apo jo. Të paktën për mua kështu është, nuk e di për ty. Sa vite ke ti i martuar? Ah, nuk e mbake mend. Kuptoj. Tani le të kalojmë te pyetjet e tjera, t’i lëmë budallallëqet”.