Napoli nuk po kalon momente aspak të mira me Karlo Ançelotin këtë edicion, teksa skuadra “napolitane” tashmë 5 ndeshje me rradhë nuk njeh fitoren.
Pikërisht këto rezultate të dobëta kanë bërë që presidenti Aurelio De Laurentis, të mendojë shkarkimin e Karlo Ançelotit nga posti i trajnerit.
Marrëdhënia midis të dyve nuk është më e mira e mundshme, dhe në ditët e ardhshme mund të vijë edhe deri tek shkurorëzimi.
Sipas asaj që shkruan “Tuttosport”, vendin e Ançelotit në rast shkarkimi, pritet ta marrë pikërisht një ish-trajner tjetër i Milanit, Xhenaro Gatuzo.
Ky i fundit pëlqehet shumë nga presidenti “napolitan”, i cili është i bindur t’i besojë atij drejtimin e skuadrës së tij, që pas 12 xhirove renditet në pozitën e 7-të me 19 pikë, plotë 13 larg kreut të tabelës që zotërohet nga kampionët e Juventusit.