Shkëndija fituese e turneut “Skupi Kup 2017” (FOTO)

Shkëndija e Tetovës, gjenerata 2005 e udhëhequr nga Bashkim Arifi ka dalë fituese e turneut tradicional, “Skupi Kup 2017”, që u organizua për nder të 16 vjetorit të themelimit të KF Skupi nga Shkupi, njofton “infOSport.mk”.

Në këtë turne ku morrën pjesë gjithsej 6 ekipe, përfshirë këtu edhe dy ekipet kosovare, Arsenal dhe Vigani, Shkëndija e Bashkim  Arifit ia doli të triumfojë duke mundur në finalen e madhe skuadrën e Arsenalit, edhe atë vetëm pas ekzekutimit të penaltive, pasi ndeshja në kohën e rregullt u mbyll me rezultatin e barabartë 1:1.

FOTO GALERIA

Ishte kjo një hakmarrje e ëmbël e skuadrës tetovare ndaj skuadrës prishtinase, e cila mundi Shkëndijën në ndeshjen në grupe (1:0).

Shkëndija përveç se me Arsenalin, ishte në grup edhe me Bashkimin, ndaj së cilës skuadër triumfoi me rezultatin 2:1, ndërkohë në ndeshjen gjysmëfinale “kuqezinjtë” nga Tetova mundën ekipin organizator, Skupin me rezultatin 2:0.

Skupi ishte pjesë e grupit “A”, ku bënin pjesë edhe Korabi dhe Vigani.

Këta të fundit nuk i’a dolën të marrin asnjë fitore, pasi edhe në ndeshjen e drejtpërdrejtë u mundën nga Korabi, skuadër kjo që në gjysmëfinale u mund nga Arsenali (2:0).

Ky turne organizohet për të tretin vit me rradhë nga ana e KF Skupi, të cilët për më të mirët e turneut ndanë Kupa si dhe mirënjohje.

Ndryshe turneun në fjalë e hapi futbollisti i Ujpeshtit dhe njëherit anëtarë i përfaqësues shpresa të Maqedonisë, Enis Bardhi, i cili nga 15 qershori do na përfaqësojë në Europianin për të rinj që do të mbahet në Poloni.

 

Leave a Reply