Granit Xhaka nuk po kalon momente të mira te Arsenali që nga ndeshja me Kristal Pallas, ku ndodhi edhe polemika me tifozët.
Mesfushori shqiptarë ka qëndruar jashtë fushave, ndërsa i është hequr edhe shiriti i kapitenit.
Granit Xhaka ishte përsëri jashtë ekipit për të katërtën ndeshje radhazi.
Trajneri Unai Emery tregtoi se nuk ishte vetëm vendim i tij për ta lënë lojtarin jashtë, pasi diçka të tillë e kishte diskutuar me Xhakën.
“Fola me të që ditën e martë për sa i përket gjendjes së tij fizike dhe psikologjike. Xhaka po stërvitet dhe po punon, por më tha që nuk ndihet akoma gati për të luajtur dhe ne do të presim”, – ka thënë Emery.
Gjatë ditëve të fundit ka pasur shumë lajme rreth Granit Xhakës dhe klubeve që janë të interesuara për futbollistin shqiptar, qëndrimi i të cilit te Arsenali tashmë është vënë në pikpyetje të madhe.