FC Shkupi ka zhgënjyer tifozët “Shvercerat”, teksa sot në ndeshjen e vlefshme të javës së 14-të pësuan disfatë minimale në transfertën në Kratovë ndaj Sileksit, njofton “infOSport.mk”. Ishte kjo disfata e katërt sezonale për skuadrën nga Çairi, që me siguri se pauza dy javore do ju shërbejë që bashkë me trajnerin Qatip Osmani të punojnë në përmirësimin e gabimeve dhe mungesën e realizimit.
Pikërisht mungesa e golit po shqetëson edhe vetë trajnerin Osmani, skuadra e të cilit edhe përkundër dominimit të lojës, sidomos në pjesën e dytë, në fund nga Kratova u kthye duarbosh.
Sileksi avanson ndaj FC Shkupit
Sileksi avanson ndaj FC ShkupitSILEKSI – FC SHKUPI 1:0(M. Zheravica 3')
Публикувахте от infosport.mk в Събота, 9 ноември 2019 г.
Ndryshe golin e vetëm për Sileksin në këtë takim e realizoi serbi Milosh Zheravica, kur me të majtën e tij arriti që të plasoi topin në pjesën e sipërme të kuadrantit.
Me këtë fitore Sileksi parakaloi në renditje FC Shkupin, që me 18 pikë tashmë mban pozitën e 5-të, ndërkohë skuadra nga Kratova me 21 pikë renidtet e treta në tabelë.