Lideri në probleme, zënka në kryesinë e Vardarit!

KF Vardari i Shkupit nuk gjen qetësi edhe në kushte kur udheheq renditjen tabelare të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Problemet finansiare dhe organizative tek kuqezinjtë nga Shkupi si duket për momentin janë mbuluar si me ‘fasadë’ nga rezultatet pozitive në kampionat, mirëpo nuk është e vështirë për t’u nuhatur se edhe kjo gjendje mund të rezultojë e përkohëshme.
‘Shuplakën’ e parë u’a dha Shkëndija e Tetovës që për të katërtin vit me rradhë eliminoi Vardarin nga Kupa e Maqedonisë së Veriut, ndërsa pikërisht ndeshja e kthimit e 1/8 së finales së Kupës e luajtur më 30 tetor në Tetovë nxjerr në pah problemet evidente te Vardari.
Rezultati negativ në fushë të Shkëndijës përveç nervozës në terren ka reflektuar edhe në tribunën VIP, ku dëshmitarë të pranishëm konfirmojnë zënkën verbale ndërmjet presidentit të Vardarit, Mirko Spasevskit dhe një anëtarit të tyre (mysafir i futur në stadium bashkë me delegacionin e Vardarit).
Nuk dihet nëse zënkës i ka parapri ndonjë situatë, por ajo që ndodhi në stadium për të mos përfunduar me përleshje fizike u parandalua vetëm falë intervenimit të sigurimit të KF Shkëndija. Më pas nga dëshmitarë të ngjarjes kominkimi verbal ka vazhduar edhe pas ndeshjes para stadiumit të Qytetit në Tetovë, prej ku Vardari i eliminuar dhe me probleme e zënka evidente është larguar drejt Shkupit.

 

Leave a Reply