Luçijano Spaleti zyrtiarisht ka firmosur me skuadrën e Interit. Lajmin e kanë bërë publike mediat më të njohura në Itali, sipas të cilave Spaleti ka nënshkruar kontratë 2 vjeçare me “Zikaltërtit”, ndërsa prezentimi i tij zyrtarë pritet të bëhet të hënën (5 qershor).
Spaleti ditë më parë u largua nga Roma, me të cilët i skadoi kontrata që kishte deri më 1 qershor. Ai me Romën e mbylli sezonin në vendin e dytë në renditjen tabelare të Serisë A, duke siguruar kështu një vend në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.