Juventusi me fitoren 2:1 në transfertë ndaj Lokomotivës së Moskës ka siguruar kalimin në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.
Kampionët e “Serie A”, në xhiron e radhës të grupit “D” presin Atletiko Madridin në Torino, dhe me një barazim të mundshëm, do të sigurojnë vendin e parë në grup.
Në fazën e eliminimit direkt, Juventus do të presë skuadrat nga vendi i dytë i grupeve, dhe një prej tyre mund të jetë edhe Real Madridi.
Nëse shorti vë përballë Juventusin dhe Real Madridin, do të jetë hera e parë që Kristiano Ronaldo do të luajë kundër ish skuadrës së tij.
Ronaldo te Real Madrid ka kaluar 9 vite, duke thyer të gjitha rekordet me klubin “madrilen”.
Mirëpo për të ndodhur kjo, duhet pak më shumë fat në shortin e Ligës së Kampionëve, ku Juventusi pret skuadrat e vendeve të dyta, me përjashtim të grupit “E”, ku bënë pjesë Napoli.