Maqedonia nikoqire e eliminatoreve për Euro 2022 në futsal

Përfaqësuesja e Maqedonisë do të jetë nikoqire e ndeshjeve eliminatore për Europianin e vitit 2022 në futsal, njofton “infOSport.mk”. Shorti i hedhur në Nion të Zvicrës e shortoi Maqedoninë në grupin “I” së bashku edhe me Uellsin dhe Norvegjinë. Është ky një prej 3 grupeve me nga 3 skuadra, ndërsa 6 grupet tjera përbëhen me nga 4 skuadra, gjithsecila.

Fituesit e 9 grupeve do të ju bashkohen 16 kombëtareve në fazën kryesore kualifikuese, ndërsa 9 kombëtaret që do zënë vendin e dytë në grupe së bashku me 5 kombëtaret më të mira të vendeve të treta përmes ndeshjeve të “olay-off” do të plotësojnë ato vendet e duhura për në raundin kryesor kualifikues.

Ndeshjet e grupit “I” do të zhvillohen në Shkup nga data 29 janari deri me 1 shkurt të vitit të ardhshëm.

Ndërkohë Kombëtarja e Shqipërisë në futsal bënë pjesë në grupin “D”, së bashku edhe me Bullgarinë, Andorrën dhe San Marinon, teksa Kosova do të luaj në grupin “F”, bashkë edhe me kombëtaret si Austria, Gjermania dhe Gjeorgjia, që njëherit do të jetë nikoqire e turneut kualifikues.

Leave a Reply