Feronikeli ka shënuar fitore 3:2 ndaj Prishtinës në derbi ndeshjen e javës së 14-të në Superligën e Kosovës, njofton “infOSport.mk”. Ishte kjo vetëm ndeshja e dytë e strategut shkupjan në krye të skuadrës kampione të Kosovës dhe fitorja e parë, pas asaj disfate nga Ballkani fundjavën që lamë pas, kur në krye të skuadrës drenicake kishte vetëm një ditë.
Mirëpo me fitoren e sotme Sopi bëri që shpresat e tifozëve të Niklit të shtohen dhe të besojnë se më në fund kanë gjetur njeriun e duhur që do ti udhëheq në vazhdim të kampionatit.
FERONIKELI E FITOI DERBIN NË PRISHTINË
Feronikeli e fitoi ndeshjen e zhvilluar në shtëpi te Prishtina, me rezultat 3:2. Kampioni në fuqi i elitës së futbollit tonë shfrytëzoi rastin e momenteve të fundit për t’i marrë pikët e plota në udhëtim.
Публикувахте от Sporti në KTV в Сряда, 6 ноември 2019 г.
Ndryshe ndeshja nuk nisi mirë për Feronikelin e Sopit, që e pa veten në disavantazh vetëm pas 3 minutave lojë. Ahmet Januzi u ndal në mënyrë të palejuar nga portieri i Niklit, Smakiqi, ndërsa po i njëjti futbollistë morri përgjegjësinë për të ekzekutuar penaltinë, të cilën e shndërroi në gol për rezultat 1:0.
Në të njëjtën mënyrë u përgjigjë edhe Feronikeli në minutën e 7-të me anë të brazilianit Zhan Karioka. Kësisoj pjesa e parë u mbyll me shifrat 1:1, ndërsa vetëm pas 4 minutave lojë në pjesën e dytë, Prishtina me anë të Diar Miftarajt kaloi edhe për herë të dytë në epërsi.
Në minutën e 59-të pas një rivënie nga këndi, kapiteni Lapidar Lladrovci barazoi rezultatin në 2:2, ndërsa në momentet kur Prishtina ndoshta ishte kundërshtarë më i mirë në fushë, Feronikeli me anë të brazilianit Zhan Karioka shënoi edhe golin e tretë dhe të fitores dy minuta para fundit të takimit.
Kjo ishte një goditje e rëndë për Prishtinën, skuadër kjo që pësoi edhe disfatën e katërt sezonale, që tashmë e largon nga kreu i tabelës, që aktualisht mbahet nga Ballkani. Skuadra nga Theranda ka 30 pikë, 6 më shumë se Prishtina e vendit të katërt, ndërkohë Feronikeli me 22 pikë renditet në pozitën e 6-të.