Shakhtari merr një barazim të çmendur në Zagreb, Bajerni, Juve dhe PSZH sigurojnë raundin e dytë

Bajerni i Munihut, Juventusi dhe Paris Sen Zhermeni janë tre skuadrat e para që kanë siguruar vizën për në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve Europian, njofton “infOSport.mk”. Të tre këto skuadra shënuan fitore në përballjet e sontme, duke krijuar epërsinë e duhur.

Në ndeshjet e orës 18:55, Bajerni i Munihut mundi 2:0 Olimpijakosin, teksa Juventusi në transfertë me shifrat 2:1 mundi ekipin e Lokomotiv Moskës.

Kështu, “bavarezët” me 12 pikë kryesojnë grupin “B”, duke lënë pas vetes Totenhamin, që sonte shënoi fitore të pastërt 4:0 ndaj Crvena Zvezdës në Beograd.

Juventusi falë fitores ndaj Lokomotivës, kryeson grupin “D” me 10 pikë, 3 më shumë se Atletiko Madridi, që sonte u mund në udhëtim te Bajer Leverkuseni me shifrat 2:1.

Një vend për në fazën eliminuese ka siguruar edhe Paris Sen Zhermeni, që para tifozëve të vetë mundi minimalisht 1:0 Klub Bryzh. Autorë i golit të vetëm ishte Ikardi, që në këtë mënyrë shënoi edhe golin e tij të 8-të në 7 ndeshjet e fundit me PSZH-në.

Në ndeshjen tjetër të grupit “A”, Real Madridi demoloi Galatasarajin me shifrat 5:0, duke hedhur një hap të madh drejt kualifikimit për në fazën tjetër. PSZH me 12 pikë veçmë ka bërë një gjë të tillë, ndërsa Reali një gjë të tillë mund të bëjë që në ndeshjet e xhiros së 5-të, kur do të përballen me PSZH-në në “Santiago Bernabeu”.

Shumë afër kalimit për në raundin e dytë është edhe Mançester Siti, që sonte barazoi 1:1 me Atalantën në udhëtim. Pikërisht ky barazim skuadrës së Pep Guardiolas, i’a pamundësoi kualifikimin që sonte, por gjithashtu edhe barazimi i çmendur 3:3 në Maksimir në ndeshjen midis Dinamo Zagrebit dhe Shakhtarit, me këta të fundit që deri te barazimi erdhën me golat e shënuar në minutën e 93-të dhe 97-të.

Leave a Reply