Përfaqësuesja e Kosovës në futboll me datë 17 nëntor kundër Anglisë do të zhvillojë ndeshjen e fundit të ciklit eliminatorë për Euro 2020. Kjo ndeshje mund të jetë edhe vendimtare në kualifikimin e “dardanëve” për këtë event të rëndësishëm futbollistik, ndaj edhe e njëjta po pritet me padurim si nga vetë futbollistët kosovar, por gjithashtu edhe nga tifozët e shumtë shqiptarë ane mbanë Botës.
Ndërkohë në Federatën e Futbollit të Kosovës janë duke i bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për këtë ndeshje, teksa shtëpia më e madhe e futbollit kosovar ka bërë të ditur edhe datën se kur do të dalin biletat në shitje dhe sa do të jetë çmimi i tyre.
“Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se biletat për ndeshjen kualifikuese për Euro 2020, Kosovë – Angli, do të dalin në shitje më 12 nëntor, në orën 16:00. Ndeshja do të zhvillohet, më 17 nëntor, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në orën 18:00″, thuhet në njoftim.
Biletat mund të blihen nëpërmjet platformës online ëëë.tiks.app, ndërkohë çmimet mund ti shihni më poshtë.
Çmimet e biletave janë sikurse në ndeshjet e mëparshme: |
Veri dhe Jug 5 euro |
Lindje 10 dhe 15 euro |
Perëndim 15 euro dhe 20 euro |
VIP 80 euro |