Mbrojtësi i Bajernit të Munihut, Zherom Boateng, është dënuar me dy ndeshje mos lojë, për shkak të kartonit të kuq në ndeshjen e fundit kampionale kundër Ajntrahtit të Frankfurtit.
Boateng u ndëshkua me të kuq vetëm pas 9 minutave lojë, ndërsa kjo bëri që në fund skuadra “bavareze” të pësojë një disfatë të thellë 5:1.
Kjo disfatë trajnerit Niko Kovaç i kushtoi me shkarkim. Në vend të tij spekulohen emra si Hoze Murinjo, Masimiliano Alegri, derisa Erik ten Hag ka refuzuar stolin e “bavarezëve”.
Bajerni i Munihut sonte në “Alianc Arena” do të mirëpret Olimpijakosin në ndeshjen e xhiros së katërt të grupit “B”. Me fitore eventuale skuadra kampione e Gjermanisë do të siguronte fazën e dytë të Ligës së Kampionëve Europian.